Report TV - Kongresi i PS, kryeministri italian Renzi: Sfida te medha na presin

  • 8 years ago
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi ka përshëndetur Kongresin e PS-­së me anë të një videomesazhi.

?Evropa duhet të mirëpresë emigrantët që ishin nga vendet në luftë dhe konflikt. Italia e sheh Shqipërinë jo vetëm si vend anëtar të BE-­së por si vend me rol të madh në BE në të ardhmen?. Kryeministri italian i bëri thirrje Ramës që të punojë për të ardhmen e qytetarëve.

?Ne jemi të dashuruar me të shkuarën e Italisë, por edhe me të ardhmen e saj. Kjo duhet të vlejë dhe për ju. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia, rroftë Evropa?, tha Renzi duke ftuar shqiptarët që ta duan vendin e tyre.