Vrasja mafioze tek Ish-Blloku - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajet Zeqaj, ish-efektivi i policisë qe u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, është person pa precedentë kriminale ne vendin tone edhe pse dyshohet se është i implikuar ne trafikun e drogës. Një ditë pas krimit të rëndë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, erdhi në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Sipas të gjitha të dhënave, atentatori priste i mbështetur në mur, siç edhe shefi i komisariatit nr 2 i tregon drejtorit te policisë. Prej disa minutash, ai priste përballë bilardos dhe ne momentin qe 35-vjeçari ka dalë sëbashku me kushëririn e tij, e ka ndjekur për disa metra dhe e ka ekzekutuar me pistoletë me silenciator. Nga këtu, vrasësi është kthyer mbrapsht dhe ka ikur nëpërmjet tunelit, i cili të nxjerr në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë, ekzekutori është profesionist, pasi zona është studiuar më parë. Edhe pse vendi ku ndodhi vrasja monitorohet nga 4 kamera biznesesh, ai ka qëndruar dhe më pas ekzekutuar Zeqajn përballë një dyqani ushqimesh, jashtë rrezes së kamerave të sigurisë.Këtu për policinë, puna vështirësohet edhe pse hetuesit u kthyen sërish në vendngjarje. Deri më tani, ata kanë vetëm dëshminë e një punonjësi lokali pranë zonës, i cili ka parë një të ri, që është larguar me vrap për nga tuneli.Sipas dëshmisë së tij, ai mbante një kapele sportive në kokë. Sipas policisë, Ajet Zeqaj ka qenë i ndarë nga bashkëshortja, ndërkohë që dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës në Tepelenë. Hetuesit dyshojnë se për këtë arsye, ai u largua në drejtim të Francës, për tu fshehur edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur konflikte jashtë vendit.

Category

📺
TV

Recommended