Pogradec, qëllon me kallshnikov dhe terrorizon banorët, arrestohet i riu

  • 8 years ago
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 21-vjeçar i cili qëllonte me armë në ajër duke terrorizuar banorët. Kanë qenë këta të fundit që lajmëruan policinë dhe njoftuan se një i ri po qëllonte me kallashnikov, duke përhapur panik.

Policia nisi hetimet dhe identifikoi dhe arrestoi 21-vjeçarin Emiliano Kaftirani, banues në fshatin Petrush. Ngjarja ndodhi natën rreth orës 22:00.

Nga kqyrja në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi disa gëzhoja, kurse nga kontrolli në banesën e tij u gjet arma kallashnikov dhe 19 fishekë. Emiliano Kaftirani akuzohet për armëmbatje pa leje.

Recommended