Report TV - "Integrimi" miraton pa opozitën marrëveshjen kufitare me Malin e Zi

  • 8 years ago
Komisioni parlamentar për Integrimin, ka miratuar sot marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi vetëm me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë as sot në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke vijuar bojkotin e saj prej 3 javësh tashmë.

Nënkryetari socialist i komisionit të Integrimit, Taulant Balla, u shpreh se nga marrëveshja Shqipëria e Mali i Zi përfitojnë rreth 11 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Europian. ?Kalojmë sot një marrëveshje të rëndësishme përmes të cilës Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë rreth 11 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Europian. Opozita ka vendosur të bojkotojë, duke zbatuar kështu me sy mbyllur një urdhër nga lideri i PD. Uroj që t?i kthehen shpejt komisionit?, u shpreh Balla.

Për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u shpreh se PD i ka ngrirë buzëqeshjen edhe kryetares së komisionit të Integrimit, deputetes demokrate, Majlinda Bregu. ?Meqenëse opozita mungon, Bregu nuk ka mundësinë të miratojë këto fonde të IPA-s. Por partia ja ka ngrirë buzëqeshjen për shkak të bojkotit?, u shpreh Ruçi.

Marrëveshja ndërkufitare e Shqipërisë me Malin e Zi kaloi në komisionin parlamentar të ligjeve vetëm me votat e mazhorancës.