Report TV - Gjuetarët në protestë te kryeminsitria: Jo moratoriumit

  • 8 years ago
Shoqata e Gjuetarëve po organizon sot një protestë para kryeministrisë në kryeqytet kundër moratoriumit të Gjuetisë të miratuar nga qeveria. Protestuesit janë pro ligjit por kundër shtyrjes se moratoriumit i cili sipas tyre është ekstremi i zbatimit.

Pjesëmarrësit në protestë theksojnë se zgjatja e afatit të moratoriumit është paaftësi e qeverisë.

"Menaxhimi i gjuetise hap rruge për zhvillimin e mjedisit. Ne kërkuam takim me ministrin por ai nuk na priti"-shprehet presidenti boteror i shoqates

Jo moratorium. I kërkojmë kryeministrit të mos shtyjë moratoriumin për gjuetinë. Kjo është një masë ekstreme. Ne jemi i vetmi vend në Europë që kërkojmë rregullimin e gjuetisë me veprime ekstreme. Ndal moratoriumit, pro zbatimit të ligjit, pro rregullimit të gjuetisë. Të forcohen rregullat, dhe të zbatohen për të gjithë, jo për disa po e për disa jo. Nuk janë gjuetarët ata që shkelin ligjin, por ligji nuk zbatohet, dhe ne kërkojmë zbatimin e tij. qeveria ka treguar se ka vullnet të mirë dhe bën mrekullira. Jemi më koncesion zonat e lira, dhe ne jemi gati për bashkëpunim. Moratoriumi është mungesë e vullnetit?, u shprehën gjuetarët.