Report TV - "Fytyrë e poshtër”, PD sqaron se kë shau qytetari nga Klosi

  • 8 years ago
TIRANË ? Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare këtë të dielë lidhur me atë që në media u përhap si një incident kundër Bashës, gjatë takimit të kreut demokrat me qytetarë të Klosit.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se thirrjet me mllef të një qytetari nuk i adresoheshin liderit demokrat, por kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për thirrjet ?fytyrë e poshtër? që u dëgjuan nga një qytetar në videon e takimit të shpërndarë një ditë më parë nga zyra e shtypit të PD-së.

?Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij.Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë në video. Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur; ?Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër?. Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet?, tha në një deklartë për mediat zëdhënësja e Partisë Demokratike.