Report TV - Të shtëna me armë në Durrës, 2 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

  • 8 years ago
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri këtë të shtunë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen numër 11 të qytetit të Durrësit, por emrat e të plagosurve nuk janë bërë ende të ditur.

Burime nga policia thonë se një nga të plagosurit ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka marrë një plumb në shpatull e një në këmbë. I plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.