Report TV - Veliaj: Të dielën 'dush' Tiranës për Ditën e Verës, të gjithë në aksion

  • 8 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erojn Veliaj u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që të marrin pjesë të dielën në pastrimin e qytetit. Sipas kryebashkiakut kjo, është një mënyrë e mirë për të pritur ?Ditën e Verës?.

?Të hënën do të festojmë Ditën e Verës, ndaj në fundjavë kemi vendosur të bëjmë një pastrim të shtëpisë tonë të përbashkët. Pastrimi i Tiranës është përmirësuar ndjeshëm, kompanitë po bëjnë një punë më të mirë dhe sot përbën lajm pse rrugët nuk lahen kur është ftohtë. Para 6 muajsh, ishte krejt e kundërta. Por, nuk mjafton?, tha Veliaj gjatë takimit të sotëm me ndërlidhësit e komunitetit të njësive 2, 3 dhe 4 në Tiranë.

Në takimin e zhvilluar me ndërlidhësit e Njësive Administrative nr. 2, 3 dhe 4, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka kërkuar atyre që, së bashku me qytetarët, të bëhen pjesë e aksionit.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pastrimi i qytetit është një prioritet e Bashkisë së Tiranës, ndaj krahas angazhimit të ndërmarrjeve të bashkisë, ka kërkuar edhe përfshirjen qytetare. ?Të hënën do të festojmë Ditën e Verës, ndaj në fundjavë kemi vendosur të bëjmë një pastrim të shtëpisë tonë të përbashkët. Pastrimi i Tiranës është përmirësuar ndjeshëm, kompanitë po bëjnë një punë më të mirë dhe sot përbën lajm pse rrugët nuk lahen kur është ftohtë. Para 6 muajsh, ishte krejt e kundërta. Por, nuk mjafton?, u shpreh Veliaj.

Recommended