Kuvendi dërgon në Kushtetuese me shumicë votash mandatin e Kokëdhimës- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro. Dy deputetë kanë votuar kundër, ndërsa 4 të tjerë kanë abstenuar.
Deputetët që abstenuan janë përkatësisht Namik Kompliku, Klodiana Spahiu, Paulin Sterkaj dhe sigurisht vetë deputeti Kokëdhima.
Ndërkohë dy votat kundër janë të deputetëve të majtë Vladimir Kosta dhe Mira Shehu
Kuvendi rinisi punimet pasditen e 10 Marsit, me praninë e opozitës e cila u rikthye në kuvend në momentin e votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës
Deputeti Koço Kokëdhima mori fjalën për t?u mbrojtur ndaj akuzave, që sipas tij orkestrohen nga ish kryeministri Sali Berisha

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/opozita-rikthehet-ne-kuvend-kokedhima-berishes-je-nje-kufome-e-nxjerre-nga-varri/