Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Apelit për krime të rënda dosjen e grupit te njohur si ?Hakmarrja për Drejtësi?. Vendimi u shpall në mesditë nga një kolegj me relator gjyqtarin Andi Çelikun. Dosja e cila ka 20 vjet ne gjykim ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë . Çështja u rikthye në Gjykatën e Lartë nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje në gjykimin e bërë në këtë gjykatë.