Report TV - Sot Dita e Mësuesit, 129 vite nga Mësonjëtorja e parë, uron politika

Report TV

by Report TV

2 views
Sot shënon data 7 Mars Dita e Mësuesit që përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit dhe nderojmë kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

Ka qënë e para ministrja Nikolla e cila ka uruar të gjithë mësuesit për festën duke vlerësuar meritat e tyre ka theksuar dhe nevojën për mbështetje per te larguar politiken nga shkolla

"Vendosja e sistemit të ri të emërimit përmes portalit ?Mësues për Shqipërinë?, është një pikë e rëndësishme kthese, por ende kemi shumë për të bërë. Vijojmë me një skemë të re kualifikimi, pasi, siç Ti e di, vlerësuam nevojat e secilit prej jush me një testim kombëtar. Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma jote. Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve.Ndjesë për emocionet e mia, por dhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt."-shkruan Nikolla . Rama uron nga Shkodra:Gezuar festen te gjithe mesuesve
Kryeminsitri Rama e ka cilësuar krenari e privilegj qe e uroi 7 marsin nga qyteti i Shkodrës
"Privilegj t'u uroja 7marsin mesuesve te 28Nentorit te Shkodres, nr1 ne Shqiperi per rezultatet ne 2015:-) Gezuar festen te gjithe mesuesve!"-shkruan Rama ne rrjetin e tij social Facebook