Report TV - 20 ditë moratorium pyjesh, Agasi: Janë vendosur 450 mln lekë gjoba

  • 8 years ago
450 milionë lekë të vjetra. Është kjo vlera e gjobave që ka vendosur Inspektoratit i Mijedisit vetëm 20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyeve. Kreu i këtij Inspektorati të Mjedisit Ergys Agasi u shpreh në një dalje për mediat se janë arrestuar 4 persona si dhe janë marrë 9 masa adimisnitartove.

"Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje. U vendosën 9 masa administrative me 50 milionë lekë të vjetra gjobë secila, me një total prej 450 milionë lekë të vjetra.Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste).
Në të gjitha rastet janë sekuestruar 59 m3 lëndë drusore në total."-tha Agasi

Recommended