Greqia në heshtje zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heshtje zgjedhore ne Greqi. Te dielën votuesit do te shprehin vullnetin per qeverinë e re te vendit, ku dy rivalet kryesore Alexis Cipras dhe Evangelos Meimarakis pritet te perballen ne nje beteje te forte, pasi sondazhet nuk nxjerrin nje fitues te qarte. Mbrëmjet e se enjtes dhe te premtes ata bene apelet e fundit per te bindur veçanërisht te pavendosurit, qe do te kene nje rol vendimtar ne rezultatin e zgjedhjeve. Per Cipras zgjedhjet jane nje mundësi per te varrosur elitën e korruptuar politike greke, qe e zhyti vendin ne krize financiare. Ai ka përjashtuar nje koalicion te Syriza-s me Demokracinë e Re, duke e cilesuar ate si jo te natyrshëm, por Meimarakis eshte i hapur per nje koalicion te gjere. Sipas parashikimeve, ekstremistet e djathte te Agimit te Arte do te renditen te tretet ne keto zgjedhje, per shkak te krizes se emigranteve dhe per faktin se kjo parti është pozicionuar kunder tyre. Megjithatë, kushdo qe te shpallet fitues, do te duhet te zbatoje masat e ashpra te kreditoreve ndërkombëtare ne këmbim te ndihmës per vendin.

Category

📺
TV

Recommended