Report TV - Skandal/ 102 vajza janë martuar nga mosha 12-17 vjeç në Shqipëri

  • 8 years ago
Pavarësisht amendimeve të kodit të familjes që përcakton se kufiri minimal i moshës për martesë është 18 vjeç, duket se në realitet këto amendime nuk funksionojnë. Sipas një raporti të publikuar nga observatori për të drejtat e fëmijëve dhe fondit kanadez rezulton se fenomeni i martesave të hershme është mjaft i përhapur në Shqipëri.

Vetëm në Korçë dhe Vlorë janë shënuar 102 raste të tilla. Eridjona Kica koordinatore e projektit sqaron edhe arsyet që çojnë në martesa të hershme.

"Ne kemi anketuar 102 vajza të martuara në moshë të hershme në zonat të cilat i kemi pilotuar hde kmi ngritur kampionin e metodologjisë në fillim dhe vëmë re që pikërisht mosha kryesore e të anketuarve tona që janë pjesë e këtij studimi por që janë martuar herët është pikërisht 16-17 vjeç. Në Vlorë kanë qenë dy raste kur këto gra të martuara kanë lindur fëmijën e tyre të parë në moshën 14 vjeçare dhe ajo që vëmë re në masën mbi 80 % këto gra të martuara nuk vazhdojnë shkollimin e tyre pasi martohen"-thotë Kica

Për zv/ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Genta Sula, duhen më shumë politika konkrete për të parandaluar këtë fenomen.

"Tani që ne po hartojmë hapat për implentimin e reformës territoriale në sektorin shoqëror duhet ta përcaktojmë mirë këtë kategori dhe në të gjitha zyrat e mbrojtjes së fëmijëve të kihet parasysh kjo kategori duke u sinjalizuar me qëllim parandalimin e këtyre rasteve."-tha Sula

Rastet e martesave në moshë të hershme sipas studiuesve të raportit nuk janë një fenomen vetëm i komunitetit rom or it ë gjithë popullatës që jeton kryesisht në zona rurale ku këto lloj martesash shpesh janë edhe një zakon familjarë.

Recommended