Report TV - Parku i lojërave tek liqeni, flasin prindërit: S'kemi ku i çojmë fëmijët

Report TV

by Report TV

2 views
Përballë të rinjve që dje shembën gardhin rrethues të ndërtimit të këndit të lojërave brenda parkut të liqenit, duket se për prindërit dhe gjyshërit situate është ndryshe. Ata vetë shprehen se ndërtimi i një parku për fëmijë në një hapësirë të gjelbërt është një mundësi e mirë për fëmijët e tyre që të kenë një vend ku të argëtohen.

"Ja vlen jo vetëm që të bësh xhiro sepse fëmijëve u krijohet një vend që të bëjnë një lodër të vogël dhe t'i përshtatet detyrimisht por tani varet nga konceptimi që i bëjnë njerëzit. Po qe se i shërben fëmijëve dhe të ketë pemë edhe ambiente të bukura që argëtohen fëmijët, në rregull është për fëmijët. Na shërben se luajnë fëmijët," shprehen disa prej tyre.

Po ashtu vetë gjyshërit dhe prindërit shprehen se aktualisht e vetmja mundësi për argëtimin e fëmijëve janë lodrat brenda qendrave tregtare por ambient i tyre i mbyllur nuk iu pëlqen dhe jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë.

"Për fëmijët e vegjël mua nuk më pëlqen në qendër tregtare se është ajri i ndotur. Ai që ka lek shkon në parkun e qendrave tregtare, ai që s'ka lekë sorrollatet si puna ime," thonë ata.

Ndërtimi i një parku lojërash për fëmijët ka ngjallur një debat mes qytetarëve të cilët kundërshtojnë prerjen e pemëve, ndërsa Bashkia ka nisur punimet për zbatimin e projektit.