Report TV - Veliaj inspekton punimet për Unazën e Vogël: Na lini të punojmë

Report TV

by Report TV

1 view
Bashkia e Tiranës nis punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël, një projket i bllokuar për vite me radhë. Gjatë inspektimit tëfillimit të punimeve në segmentin Banka e Shqipërisë deri te Ushtari i Panjohur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është tjetër premtim i mbajtur, ndërsa premtoi se më pas do t?i vijë radha ?Sheshit Skënderbej?.


Kryetari i BashkisësëTiranës tha se përpjekja dhe filozofia e bashkisë sonë ka qenë një qytet që funksionon për njerëzit, jo për makinat e mjetet. ?Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që kompania të shpejtojë punimet dhe Unaza e Vogël të mbarojë para afatit, që më pas të na mundësojë edhe neve të fillojmë me projektin e sheshit ?Skënderbej?. Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë!?, tha Veliaj. Ai shprehu besimin se vetëm duke qenë të fokusuar te puna, vetëm duke u dhënë qytetarëve produkte me cilësi, sjellim modernizim në Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në lirimin e këtyre shesheve. ?Ftoj të gjithë qytetarët që do të preken nga Unaza e Vogël, kundrejt të gjitha detyrimeve ligjore që ne kemi për shpronësim, të jenë bashkëpunues me kompaninë, me autoritetet e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, për të liruar hapësirat, që të mos kemi më pengesa, në mënyrë që ky projekt kaq i rëndësishëm për trafikun dhe transportin në Tiranë, të ecë me ritmet që shpresojmë?, deklaroi Veliaj.

Përgjegjësi i punimeve për fazën e parë të projektit, Bujar Makishti, u shpreh se kompania është mobilizuar për të realizuar punimet më shpejt se koha e parashikuar në kontratë. ?Kemi rënë dakord që të punojmë me faza, të bllokojmë njërin segment, ta përfundojmëatë, e më pas të bllokojmë segmentet e tjera, me qëllim që të mos krijojmë konfuzion me trafikun e mjeteve. Mendoj se punimet do të mbyllen më shpejt se 4 muaj. Projekti parashikon zhvillimin dhe rinovimin e zonës, përfshin trotuaret, ndërtimin e dy korsive për biçikleta në dy anët e rrugës, ndërtimin e dy rripave tëgjelbërimitnëtëdyanët e rrugës, rrugë për autobusin dhe mjetet e tjera të qarkullimit?, sqaroi Makishti.