Kryengritja antikomuniste, Banorët e Kelmendit përkujtojnë 71 vjetorin- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Kelmendit në Malësinë e Madhe kanë përkujtuar 71 vjetorin e kryengritjes antikomuniste ku humbën jetën të paktën 80 të rinj që kundërshtuan regjimin e egër komunist, ndërsa dhjetëra familje u internuan. Banorët thanë se askush nga e majta nuk ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në 25 vite demokraci.
Kelmendi ka përkujtuar 71 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri. Të mbledhur në qender të kësaj njësie administrative, banorët kujtuan të afërmit e tyre që 71 vjet më parë luftuan me armë në dorë për të ndalur hyrjen e forcave komuniste, që me dhunë kërkonin të shtypnin rezistencën e kelmendasve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryengritja-antikomuniste-banoret-e-kelmendit-perkujtojne-71-vjetorin/

Recommended