Report TV - Fryhet Vjosa në Vlorë nga reshjet përmbyten pompat e ujit në Selenicë

  • 8 years ago
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë në ditët e fundit, kanë sjellë shtimin e prurjeve në lumin Vjosë, duke shkaktuar jo pak probleme në zonën e Vlorës.

Kryetari i bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj ka thënë se, pompat e ujit të pijshëm janë përmbytur

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se, Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e quajtur Fitore, ku ka përmbytur anët e pazarit pranë urës së Mifolit.

Siç shikoni edhe në këto pamje, niveli i ujit është rritur si rezultat i shtimit të prurjeve në lum.