Rruga që lidh Krumën me pikën kufitare të Qafë Prushit është bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Po ashtu nga reshjet e dendura të shiut traseja e rrugës është mbuluar nga dhera dhe gurë. Aksi rrugor Krumë-Qafë Prush nuk është në mirëmbajtje pasi është në proces tenderimi.