Pas pastrimit nga municionet, Ministria dhe FA mbjellin 1000 rrënjë ullinj në Gërdec- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi e kanë pastruar nga municionet, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë një tjetër nisëm për zonën e Gërdecit, mbjelljen e njëmijë rrënjëve ullinj.
E pranishme në këtë aktivitet, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se nga një vend i vdekjes do ta kthejnë Gërcëcin në një vend ku mbizotëron e gjelbërta.
Kodheli:?Ky është një nga operacionet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura dhe vjen në një zonë simbol të keqpërdorimit nga to. Nga një vend i vdekjes, e kthejmë Gërdecin në një vend ku lulëzon jeta e gjelbër?.
Duke vlerësuar moratoriumin e vendosur nga qeveria për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve, Ministrja e cilësoi masakër mjedisore, shfrytëzimin që i është bërë pyjeve gjatë viteve të fundit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pas-pastrimit-nga-municionet-ministria-dhe-fa-mbjellin-1000-rrenje-ullinj-ne-gerdec/

Recommended