Report TV - Ministrja Nikolla: Territorialja rrit bashkëpunimin

  • 8 years ago
Reforma e re territoriale si dhe kalimi i kompetencës së arsimit parashkollor në varësi të bashkive ka rritur bashkëpunimin mes institucioneve. Në një aktivitet për shërbimin cilësor në media, Nikolla tha se tashmë ka një kurrikul të unifikuar për parashkollorët, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës u ankua se pushteti vendor nuk ka asnjë kompetencë.

Në aktivitetin me temë: Decentralizimi, shërbim cilësor në arsim, theksi u vu edhe në nevojën për më shumë bashkëpunim për të krijuar sa më shumë lehtësi për parashkollorët.

Recommended