Report TV - Masakër me armë në Elbasan 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

  • 8 years ago
Tre persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se viktima të atentatit me armë janë 2 vëllezërit, Agron e Arnold Çapja dhe Eneo Bedalli. 6 nga 8 të plagosurit, u transportuan me helikopter ne Spitalin e Traumes në Tirane, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 2 të tjerët janë në Spitalin Rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambjentet e kompleksit "Univers", pranë Stadiumit "Elbasan Arena" në zonën e Krastës, ku në shënjestër të sulmit, kanë qenë pjesetaret e familjes Capja, pronaret e kompleksit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.