Report TV - Babai i Denis Shtrazës: Djali ishte shokë burgu me Çollakun

  • 8 years ago
Babai i Denis Shtrazës, të akuzuarit për vrasjen e Gazmend Çollakut ka mohuar se i biri ka gisht në këtë ngjarje. Në një lidhje telefonike për Report tv, Spartak Shtraza, ka pohuar se natën e vrasjes së Gazmend Çollakut më 6 janar të këtij viti, djali i tij nuk ndodhej në Durrës por në Tiranë.

?Në ditën kur u vra Gazmend Çollaku djali im ka qenë në Tiranë, kishte punët e veta me ble gjëra ku ta di unë iku në Tiranë dhe ka ardhur në 23.30 dhe kur marr vesh unë e kanë marrë çunin në degë. Në Durrës nuk ka qenë kur ka ndodhur ngjarja, çunin im kur ka qenë duke ardhur nga Tirana për në shtëpi e kanë kapur,? tha ai.

Ndër të tjera Shtraza ka pohuar se i biri ishte shok me gazmend Çollakun dhe Ervin Kodrën.

?Nuk e di çfarë lidhjesh ka pasur por kanë qenë lidhje burgu domethënë një mirëmëngjes, një mirëmbrëma. Thjesht lidhje burgu kanë qenë në burg kur ka qenë dhe Çollaku,? u shpreh babai i Denis Shtrazës.