Report TV - INTERVISTA/ Virusi Zika, shenjat e sëmundjes dhe si transmetohet

  • 9 years ago
TIRANE - Viruzi Zika është një virus i rrezikshëm që transmetohet nga mushkonjat te njeriu ose nga nëna tek fëmija. Ky virus deri tani ka prekur vendete Amerikës Latine por raste janë shfaqur edhe në Europë, si në Francë, Britnai dhe Itali. Sipas specialistes të Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pavarësisht rasteve të shfaqura në Europë, Shqipëria nuk rrezikon të preket nga ky virus. Sipas saj, në vendin tonë ka prezencë të mushkonjave, por nuk është zbuluar asnjë rast me virusin Zika. Gjitashtu specialistja e ISHP-s, thotë se në rrezik janë vetëm personat që udhëtojnë drejt vendeve të Amerikës Latine, kryesisht Brazilit.

Recommended