Report TV - Çelja e negociatave me BE, Bushati Në rrugën e duhur, Bregu: Pa strategji

  • 9 years ago
Nuk ka një datë të çeljes së negociatave Shqipëri- BE, por qeveria është e angazhuar për përmbushjen e kritereve për këtë proces. Kështu u shpreh ministri i jashtëm Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Integrimit, i cili tha se nuk është vetëm qeveria ajo që punon për këtë proces por janë një sërë komponentësh në mënyrë të veçantë parlamenti dhe aktorët politik.

Për ministrin Bushati, çështje themelore në këtë rrugë mbetet miratimi i paketës së plotë të reformës në drejtësi. Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu kërkoi një qëndrim të qartë dhe punë konkrete për strategjinë që po ndiqet nga qeveria shqiptare për këtë proces.

Debati Bushati-Bregu

Bregu-Bushatit: Nuk pres të përcaktoni data për hapjen e negociatave, nuk varet vetëm nga reforma në drejtësi. A është gati qeveria shqiptare për hapjen e negociatave me BE?

Bushati: Qeveria është vetëm një aktor në këtë proces, aktorët politikë zënë peshë si parlamenti dhe opozita. Ju falenderoj për kritikën tuaj të shëndetshme.

Bushati: Referenca më e mirë janë konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE. Në të gjitha fushat trendi i reformave pozitive, kërkohet vijimësi. Reforma në fushën e së drejtës dhe se treti të kalojmë paketën e reformës në drejtësi.. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të hapet drita jeshile në rast se ne ecim në këtë rrugë me reformat.

Bregu: Po të ishte në dorën e PD procesi i hapjes së negociatave do kishte nisur dje dhe jo nesër. Unë kam një shqetësim pasi iu pyeta nëse është gati qeveria për të kuptuar kuadrin me të cilin ka një strategji. Më vjen keq t?iu them por dokumentat dhe mënyra se si po i afroheni këtij procesi është e dështuar

Bushati: Do ta përcjell shqetësimin tuaj në kabinet në mënyrë që dokumenti të përmirësohet.

Recommended