PD: Beqaj, tjetër skandal korruptiv - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka denoncuar nje rast tjetër korrupsioni qe sipas saj, lidhet me ministrin e shendetesise Ilir Beqaj. Deputetja e PD Arbiola Halimi ka deklaruar se ministri i shendetesise i ka dhëne firmës se tij ?Intech Plus? nje fond prej 85 milionë lekësh per instalimin e nje program tek fond i detyrueshëm i sigurimeve shëndetësore.?Është një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqaj. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, ?Intech plus?, shërbimi as nuk është ofruar?.E sipas opozitës, pavarësisht skandaleve, ministri Beqaj mbetet i preferuari i kryeministrit Edi Rama.?Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo. E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit?.Por nje dite me pare vete ministri i shendetesise Ilir Beqaj i hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke deklaruar se ai nuk është pjese e firmës ?Inteks plus?.