Rama, takim 90 minuta me Metën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje tjetër takim me aleatin e tij, kreun e LSI Ilir Meta ne kryesine e kuvendit. Takimi qe mbahet pas arritjes se konsensusit mes mazhorances dhe opozitës, per te punuar se bashku per reformën ne drejtësi, ka zgjatur rreth 90 minuta dhe asnjë prej protagonisteve nuk ka pranuar te flasë per median. E ndërsa ne katin e trete te kryesisë se kuvendit zhvillohej takimi Rama-Meta, ne katin e dyte te ndërtesës u mblodhën ekspertet, për te rinisur diskutimin per reformën ne drejtësi. Burime nga mbledhja bëjnë te ditur se puna per përshtatjen e paketës kushtetuese me rekomandimet e Komisionit te Venecias, ka vijuar aty ku u bllokua te martën, tek Gjykata Kushtetuese dhe përbërja e saj. Nje dite me pare u desh ndërhyrja e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe diplomates se Bashkimit Europian Romana Vlahutin, qe ekspertet demokrate te ndërprisnin bojkotin dhe te rifillonin punën per reformën ne drejtësi. Arsyeja kryesore e largimit te opozitës nga mbledhja e eksperteve ishte zgjedhja e anëtareve te organeve kushtetuese. Sipas demokrateve, zgjedhja e Prokurorit te Përgjithshëm, anëtareve te Gjykatës Kushtetuese apo anëtareve te Këshillit te Larte te Drejtësisë me 84 vota është e papranueshme, pasi sistemi i drejtësisë do te kapej nga kjo mazhorance qe gëzon shumicën e cilësuar.