Shqipëria 40 % banorë më pak në vitin 2100 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si do te jete Bota ne vitin 2100? Nje studim i fundit i Organizatës se Kombeve te Bashkuara paraqet te dhëna shqetësuese per Shqipërinë. Kjo per shkak se pas nje rritje konstante te numrit te popullsisë deri ne vitin 2030, ku parashikohet qe numri i banoreve qe jetojnë ne territorin e vendit tone te shkoje shume prane 3 milionëshit, me pas kurba do te vije ne renie per te arritur deri ne 2.710 mije banore ne vitin 2100. E kundërta parashikohet te ndodhe me popullsinë ne rang botëror, ku nga 7 miliardë e 350 milionë qe jetojne aktualisht, ne vitin 2100 numri total do te shkoje deri ne 11 miliardë e 213 milionë banore. Sipas ketyre te dhënave, ne numer popullsie, ne bote dominojnë burrat, ndërsa e kundërta ndodh me vendin tone ku aktualisht dominojnë femrat edhe pse me nje diference te vogel prej 23 mije me shume se burrat. Studimi parashikon gjithashtu nje renie graduale te numrit te popullsise ne kontinentin europian, ku ka 738 milione aktualisht, numri i banoreve pritet te shkoje ne 646 milione ne fillim te shekullit te ri. Kontinentit qe pritet te kete bumin me te madh te rritjes se popullsisë është Afrika, me thuajse nje trefishim deri ne vitin 2100.

Recommended