PD nesër në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike do të protestojë të hënën para godinës së Parlamentit. Ashtu si në protestën e 17 dhjetorit, kërkesa e opozitës është rrëzimi i qeverisë, e cili fajësohet si shkaktare e varfërisë së qytetarëve. ?Ne sot i detyrohemi vendit tone dhe vetes një reagim serioz për të thënë se nuk jemi dakord me vëllezërit dhe motrat tona që jo për fajin e tyre, nuk shohin më shpresë dhe po marrin rrugët ku të munden. Ne sot nuk mund të mjaftohemi duke thënë se këtu nuk ka më shpresë, përkundrazi ne vetë duhet të fillojmë të ndezim dritën e shpresës, së pari duke reaguar ndaj keqqeverisjes. Protesta është i vetmi mjet demokratik që ne kemi në dispozicion për ta bërë këtë.?Protesta e së hënës është e treta në më pak se dy javë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike, e cila do t?i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohëshme.