Protesta e nesërme e opozitës, 3 orë tubim para Kryeministrisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite para protestës së opozitës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha beri apelin e fundit drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje masive. Basha ironizoi nga selia e Partisë Demokratike edhe turin e kryeministrit Edi Rama të pastrojmë më tej Shqipërinë. Lideri i opozitës teksa akuzoi qeverinë për lidhje me krimin u kërkoi të rinjve të marrin fatet e vendit ne dorë. Kreu i Demokratëve në fjalën e tij të fundit para protestës së nesërme tha se dita do të hyjë në histori si 8 dhjetori i dytë, ku të rinjtë do të jenë sërish në këmbë për lirinë e tyre. Marshimi nis ne orën 11 ne sheshin ?Skënderbej? aty ku kryetari i Partisë Demokratike do u bashkohet protestuesve për të vazhduar ne bulevardin ?Dëshmoret e kombit? deri përballe Kryeministrisë. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar dhe të 5 komisariatet e kryeqytetit, por edhe forcat speciale të FNSH.