Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi pasditen e sotme të rinjtë demokratë nga ku bëri thirrjen e fundit ndaj shqiptarëve për tu bashkuar në protestën e 8 dhjetorit për largimin e qeverisë Rama. Qytetarët sipas Bashës, nuk vinë në shesh për të realizuar objektivin politik të Partisë Demokratike për largimin e qeverisë, por për të çelur një rrugë të re për Shqipërinë, duke mbyllur kapitullin e zi të korrupsionit dhe të vjedhjes. Basha ironizoi kryeministrin Rama kur tha se prej muajsh nuk qeveris por bllokon ekranet e televizioneve me propagandë boshe.