Qeveria tërhiqet për kuponin tatimor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kritikat e biznesit, aleateve por dhe opozitës, kane detyruar qeverinë te tërhiqet ne lidhje me dënimin per ata qe, nuk lëshojnë kupon tatimor. Komisioni i Ligjeve ka vendosur qe moslëshimi i kuponit te mos jete vepër penale qe dënohet me 3 vjet burg, por kundravajtje dhe masa e dënimit te ulet deri ne një vit burg. Ky reflektim i mazhorances ka gjetur edhe mbështetjen e opozitës, e cila ka votuar pro. Por shumica qeverisëse, nuk është tërhequr nga dënimi me 3 vjet burg per ato biznese qe nuk janë pajisur me kase fiskale, nen per te cilin demokratet votuan kundër. Kjo është tërheqja e dyte e maxhorances ne lidhje me masat ndaj bizneseve ne kuadër te luftës kundër informalitetit. Me herët, qeveria pranoi qe dënimi me burg ndaj bizneseve te merrej vetëm ne rast përsëritje kur me herët ndaj biznesit te ishte marre mase administrative.

Recommended