Kosova dhe Shqipëria ndahen në paqe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova dhe Shqipëria u ndanë ne paqe ne miqësoren e Prishtinës 2-2, por ne fund rezultati dhe ndeshja duket se i kënaqi te dy trajnerët, si ne loje ashtu dhe ne prezantimin e lojtareve te rinj. Sulmuesi Rey Manaj gjeti golin ne debutimin e tij te pare me kuqezinjtë, po ashtu Rrahmani, ndërsa te Kosova shpërtheu Berkant Celina. Nje te stadium te mbushur plot te përplot, te dyja skuadrat dhanë me te mirën ne kete ndeshje. Kuqezinjtë kërkuan te dominonin qe ne fillim te kësaj sfide, ndërsa me pas, Kosova u shfaq rrezikshëm duke prekur edhe traversën me Brahimin ne minutën e 39. Pas nje pjese te pare, te mbyllura me rrjeta te paprekura, skuadrat gjeten nga dy here rrjetën ne te dytën ne harkun kohor te 14 minutave. E para qe gjeti rrjetën ishte skuadra e De Biasit kur sulmuesi i Inter, Rey Manaj pas 20 sekondash i futur ne loje, kaloi ne avantazh Shqipërinë. Por avantazhi i skuadrës se De Biasit zgjati fare pak, pasi 4 minuta me vone, ne te 59-ën Celina ktheu ne gol një penallti pas nje topi te prekur me dore nga Taulant Xhaka. Ne minutën e 70, vendasit kaluan per here te pare ne avantazh kur talenti Rashani, pasi i rrëmbeu nje top ne zone Rrahmanit mposhti portierin Berisha. Ne minutën e 73, Rrahmani përfitoi nga nje top i ngelur ne zone duke sigluar shifrat përfundimtare 2-2. Ne kete miqësore, tekniku italian De Biasi ashtu siç kishte premtuar i aktivizoi te gjithë, duke bere 9 zëvendësime.