“Sistemi me prim, skenar fals” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta është kundër ndryshimit te sistemit zgjedhor. Pas takimit me eurodeputetin Gianni Patella kryetari i kuvendit i ka cilësuar zërat per një sistem te ri zgjedhor me prim si skenarë fallso. Meta ka përdorur shprehjen e tij te preferuar për te theksuar se ne axhenden e LSI nuk është ndryshimi i sistemit zgjedhor, por dekriminalizimi. Vendi, sipas kreut te kuvendit ka nevoje per nje reforme ne drejtësi qe te gëzoje nje konsensus te gjere, edhe pse sipas tij nuk është kushtetuta përgjegjëse per problemet ne gjyqësor e Prokurori. Kreu i kuvendit zhvilloi edhe një takim me delegacionin e Komisionit te Venecias dhe gjate bisedës me ta, kritikoi ndryshimet e bëra ne Kushtetute ne vitin 2008, qe u miratuan me votat e demokrateve dhe socialisteve, te cilat sipas tij u hartuan per qëllime politike afat-shkurtra.