Arratiset Bledar Zefi nga komisariati nr 3 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse këngëtari i njohur Stresi u desh të hidhej nga kati i dytë i ambienteve të komisariatit nr 3 për t?u arratisur, për Bledar Zefin ishte me e lehte. 26 vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës. I dënuar me 10 vite heqje lirie ne Itali për vjedhje me armë, e organizuar ne grup kriminal, Zefi u shoqërua ne ambientet e komisariatit nr 3. Ne ketë moment ai ka kërkuar të shkoje ne tualet, e ndërsa shoqërohej për atje ka mundur t?u ike rojeve të sigurisë e të dale nga dera kryesore e komisariatit. Për ngjarjen ne ambientet e komisariatit mbërriti dhe Drejtori i Policisë se Tiranës se bashku me shefin e shërbimit të kontrollit të brendshëm. Kjo është hera e dytë që një i ndaluar arratiset nga i njëjti komisariat. Ne janar të këtij viti Arkimed Lushaj i njohur se Stresi u arratis, duke u hedhur nga kati i dyte i godinës se policisë. Për arratisjen e tij u arrestuan tre police ndërkohë qe u pezulluan 9 të tjerë.