Analfabetë të Gjuhët e Huaja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tre apo pese vjetësh studentet e gjuhëve te huaja do te jene mësues, përkthyes dhe studiues. Ne fakt është vështire ta mendosh pasi ata nuk kane asnjë njohuri mbi gjuhen qe kane nisur te studiojnë. Jane ne vit te pare dhe këtë fakultet e kane zgjedhur pasi jane nxitur nga telenovelat, filmat apo thjesht e kane pare si nje mundësi per te mos mbetur pa universitet. Per fat te keq, prej disa vitesh Fakulteti i Gjuhëve te Huaja është kthyer si qendër e mësimit te gjuhëve. Per shkak te cilësisë se studenteve, departamentet jane detyruar te përshtatin programet duke e kthyer vitin e pare te shkollës se larte ne mësim gjuhe. Per dekanen e fakultetit Klodeta Dibra kjo situate pritet te ndryshoje pas zbatimit te ligjit te ri te arsimit te larte, ku institucionet do t?i përcaktojnë vete kriteret e përzgjedhjes se studenteve. Per pjesën me te madhe te studenteve te këtij fakulteti, gjuha e huaj ka qene nder preferencat e fundit. Pasi nuk kane fituar degët e tjera ata kane përfunduar ketu. Per këtë arsye, vetëm 30% e studenteve te Fakultetit te Gjuhëve te Huaja arrijnë te diplomohen pas tre vitesh studime bachelor. Per pjesën dërrmuese, shkolla zgjat per 5 apo me shume vjet. Te nxitur ose jo prej telenovelave, fatkeqësisht këta studente sot analfabete ne gjuhe te huaj, nesër do te jene mësues dhe përkthyes.

Category

📺
TV

Recommended