Korsi për autobusë dhe biçikleta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt rrugët e Tiranës do të kenë një standard të ri me korsi të veçanta për biçikleta dhe autobusë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti për përmirësimin e transportit publik dhe për biçikletat, i cili fillon nga rruga ?Dritan Hoxha?, do të shtrihet në të gjithë qytetin.?Më vjen mirë që, për herë të parë, në rrugën kryesore të hyrjes së qytetit, Bashkia e Tiranës sjell një standard të ri. Do të kemi një korsi të kushtuar për biçikletat dhe sinjalistikën e nevojshme?, deklaroi Veliaj, i cili shtoi se ky projekt i bashkisë është një ndër të parët që ka për qëllim t?i japë përparësi transportit publik.?Do të shpërblejmë njerëzit që përdorin biçikletat ose transportin publik, do të kemi një korsi rreth 4 metra kushtuar autobusëve. Ai që përdor biçikletën dhe autobusin do të shkojë më shpejt në destinacion se sa kushdo që preferon që për distanca të shkurtra t?i hipë makinës?.Projekti i rrugës ?Dritan Hoxha? përfshin shtrimin e trotuareve me pllaka, 3 kilometra korsi biçikletash në të dyja drejtimet e rrugës, korsi te veçante autobusi dhe sistem ndriçimi.

Recommended