UEFA përcakton më të mirët e Francë 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Robert Levandovski, Ilkai Gyndogan, Shqipëria, Islanda, San Marino ishin disa nga me te mirët e kualifikuesve te evropianit France 2016. Përcaktimi erdhi nga federata evropiane e futbollit UEFA, e cila vlerësoi kombëtaren shqiptare si me te mirën e sezonit. Ne faqen zyrtare, UEFA theksoi se ne finalet e Francës qe do te behet me 24 skuadra ka disa skuadra qe janë debutuese si Irlanda e Veriut, Uellsi apo Sllovakia. Por nëse këto ekipe kane marre pjese ne kupën e botes, ndërsa Islanda shkoi deri ne play-off për kombëtaren shqiptare ky është një rast i paprecedente. Te pozicionuar ne vendin e 41 ne renditjen e UEFA-s, kuqezinjtë përfunduan te dytët ne grupin I. Robert Levandovski i kombëtares polake u shpall golashënuesi me i mire i kësaj fushate eliminatore me 13 gola te shënuar. Rezultati me surprize erdhi nga Islanda, qe mundi Holandën ne fushën e këtyre te fundit 1-0. Rekordin personal e arriti San Marino 0-0 me Estonine nëntorin e kaluar, duke i dhënë fund nje serie prej 58 humbjesh ne takimet kualifikuese. Goli me i mire u vlerësua ai i Ilkay Gundogan i treti per Gjermaninë ne fitoren 3-2 ne Skoci, qe rezultoi dhe vendimtare për kualifikimin e skuadrës se Joakim Low. Një vlerësim edhe per Gjibraltarin, anëtari i 54 i UEFA-s dhe qe mori pjese për here te pare ne një eliminatore.