“Ngritën skemë mashtrimi me ilaçet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverise ne lidhje me barnat. Deputetja demokrate Albina Deda akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e shendetesise se kane futur ne listën e ilaçeve te rimbursushem 30 barna qe i përkisnin miqve te qeverise. Po ashtu demokratet akuzojnë qeverinë se nuk mbajtën premtimin per uljen e çmimit te medikamenteve. I menjëhershëm ka qene reagimi i Ministrisë se Shendetesise. Zv/ministria Milva Ikonomi sqaron opinionin publik se listës te rimbursueshme nuk i është hequr asnjë medikament. Përkundrazi, gjate 2 viteve te qeverise socialiste lista është zgjeruar me 85 barna te reja. Nga lista e re sipas numrit dy te shednetesise përfitojnë 150 mije qytetare, thuajse ne te gjitha shërbimet. Ministria e Shendetesise përsërit se ka arritur te mbaje premtimin per koston e barnave. Zv/ministria Milva Ikonomi deklaron se gjate dy viteve çmimi i ilaçeve është ulur me 30% duke kursyer 70 milion dollarë ne treg.