Maqedoni, të pakënaqurit krijojnë parti të re - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Uniteti? është partia me e re shqiptare ne Maqedoni. Krijimin e kësaj force politike, qe ka bashkuar nje grup te pakenaqurish te larguar nga partia BDI e Ali Ahmetit, e shpalli Gëzim Ostreni, ish deputet i kësaj partie dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001 në Maqedoni. I mbështetur edhe nga ish-anëtare te tjerë te BDI-se, Ostreni sqaroi se braktisja erdhi për shkak te rritjes se pakenaqesise se shqiptareve nga politikat e partive qe përfaqësohen ne qeverinë dhe parlamentin maqedonas, BDI dhe PDSH, qe kontrollohen nga VMRO DPMNE.?Uniteti do të punojë për rritjen e besimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të aplikuar shtetin qytetar - shumetnik si realitet demografik i zhvillimit të shoqërisë së krijuar në rrethana të caktuara historike. Dëshirojmë që partitë maqedonase ta kuptojnë se Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimet e Kushtetutës janë bërë për të ruajtur Republikën e Maqedonisë në kufijtë ekzistues, në të cilën shqiptarët e shohin veten si qytetarë të barabartë me maqedonasit dhe jo si lypsarë, të cilëve dikush duhet t?ua jep ose jo të drejtat e tyre.?Uniteti do të jetë edhe parti parlamentare deri në zgjedhjet e ardhshme, pasi pjesë e saj do të jetë edhe deputeti Zulfi Adili, ish komandat i UÇK-se.