Zbulohet laboratori i drogës në Padova - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje banese aspak e dyshimte ne qytetin e Padovas ishte shndërruar ne nje laborator te përpunimit dhe ambalazhimit te drogës nga një trafikant shqiptar. Shtepia u zbulua nga policia italiane ne periferi te qytetit, pak dite pas arrestimit te shqiptarit me gjysme kg heroine. Ne komunikatën e policisë italiane sqarohet se droga qe vinte nga Shqipëria, kishte si destinacion tregun ne Padova. Hetimet e policisë u përqendruan në objekte qe iu gjeten shqiptarit, mes të cilave një palë çelësa dhe një telefon celular, falë të cilave u zbulua shtëpia e kthyer ne laborator. Brenda banesës u gjetën 11 kg heroinë me një vlerë qindra mijëra euro, 62 kg marihuanë gati për t?u shitur, nje makinë presimi për drogën, materiale dhe substanca për përgatitjen e drogës. Policia italiane vazhdon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të trafikantit shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur. Kreu i policise se Padovas e cilësoi operacionin nje goditje te forte ndaj organizatave të trafikimit të drogës në kete territor. Kohet e fundit autoritetet italiane kane zhvilluar disa aksione te suksesshme ndaj grupeve te trafikut te drogës, edhe permes avionëve sportive, qe kane çuar ne pranga trafikante shqiptare dhe italiane.