Prokuroria kërkon arrestimin e Prengës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi mesditën e se dielës në kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Armando Prenga. Ai akuzohet për ?armembajtje pa leje?, ?plagosje e rëndë me dashje? dhe ?kanosje?. Sipas Prokurorisë në konfliktin para komisariatit të policisë së Kurbinit Armando Prenga ka përdorur armë tjetër dhe jo atë me leje duke qëlluar në drejtim 66-vjeçarit Tom Cali, i cili mbeti i plagosur. Më pas, deputeti socialist në bashkëpunim me persona të tjerë ka kanosur të afërmit që shoqëronin Gjergj Calin për të bërë kallëzim duke i drejtuar pistoletën. Të gjitha këto veprime sipas prokurorit të përgjithshëm janë vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndaj dhe kërkohet arrestimi i deputetit socialist, i cili do të dalë për masë sigurimi në Gjykatën e Lartë së bashku me 5 të shoqëruarit e tjerë të familjes Cali.Armando Prenga u arrestua natën e së premtes pas përfshirjes në një përleshje ku mbetën të plagosur shtatë persona. Sherri nisi mes familjes Prenga, me anëtarë të familjes Cali. Shkak ka qenë një konflikt i hershëm që lidhet me pronësinë mbi një pjesë të Lagunës së Patokut. Sipas policisë, deputeti kishte shkuar në një lokal që ndodhet në lagunë pronë e vëllezërve Cali dhe ka sulmuar pronarin. Gjok Cali u paraqit në komisariat për të bërë denoncimin, ndërkohë që drejt policisë ishin nisur edhe grupet që ishin në konflikt. Ato janë përleshur mes tyre duke përdorur dhe armë zjarri ku mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre vëllai i deputetit socialist dhe pesë anëtarë nga familja Cali, banues në Fushë Kuqe të Krujës. Konflikti mes dy familjeve nisi qe ne muajin prill, kur vëllezërit Cali denoncuan padrejtësinë që sipas tyre i ishte bërë duke i dhënë licencën për shfrytëzim vëllait të deputetit Eduart Prenga. Sipas familjes Cali prej dekadash ata kanë ushtruar aktivitet peshkimi në këtë zonë, por me një tender të dyshimtë dhe jo të hapur në vitin 2015 kjo e drejtë ju dha familjes Prenga dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më nga Ministria e Bujqësisë. Ligjërisht beteja mes tyre po zhvillohet edhe ne Gjykatën Administrative.

Recommended