QKR, bizneset në radhë për t’u regjistruar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdokujt mund t?i duket e çuditshme, por deri më sot edhe në mes të kryeqytetit një pjesë e mirë e bizneseve nuk kanë qenë të regjistruara. Mbyllja e dyqaneve në shumë rrugë të Tiranës, vjen menjëherë pas nisjes së aksionit një ditë më parë. Shumë tregtare e pranojnë vetë që jo vetëm nuk kanë qenë të pajisur me kasë fiskale, por nuk kanë patur as ?nipt?. Kjo ka bërë që zyrat e QKR-së edhe në ditën e dytë të aksionit të ketë radhë të gjata. Qytetarët thonë se këto ditë në çdo blerje që kanë bërë kanë marrë kuponin tatimor, edhe pa e kërkuar. Kanë qenë me qindra llojet e bizneseve, të cilat deri më sot nuk lëshonin kuponin tatimor, por këto ditë, ata e japin për çdo mall që shesin.

Recommended