Aksioni për kuponin tatimor, Rama në terren - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksionin për kontrollin e pajisjes së qytetarëve me kuptonin tatimor e nisi i pari. I shoqëruar nga Drejtori i Komunikimit Endri Fuga dhe drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj, kryeministri Edi Rama u ndal mëngjesin e së mërkurës në një nga baret e ish-bllokut për të zbatuar fjalën beso dhe kontrollo. Me të ardhur kafeja, një sy i hodhi edhe kuptonit. Si më i madh nga mosha, por edhe nga pozicioni, kafetë i pagoi vetë. Kreu i qeverisë, qe ka marre përsipër vete te koordinoje aksionin kundër informalitetit, tha se e gjithë përpjekja për ta përshkruar këtë si operacion kundër të vegjëlve është një përpjekje sa injorante, aq edhe hileqar, ose të dyja bashkë.?Nëse në Shqipëri sot, po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milionë kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shumë që shkon në drejtim të paditur në vend se të shkojë në arkën e shtetit, për t?ju kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve? Është 61milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë? Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes. Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve?Kërkesën për shtyrjen e orarit të punës në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Rama duket se nuk e mirëpret. Ai thotë se bizneset duhet ta kishin marrë parasysh më parë detyrimin për tu regjistruar.?QKR shërben me orë të zgjatura, por do të kishte qenë më mirë që të regjistroheshin kohë më parë. Sepse, nëse këtu kemi një lokal që shërben me kupon tatimor, familja që ka investuar për të ndërtuar këtë biznes të vogël bashkë me ata që janë të punësuar në këtë biznes të vogël, e në mos qoftë biznes i vogël edhe biznes i madh, nuk i ka borxh askujt që ngjitur me të të jetë dikush tjetër që bën garipin dhe përfiton duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke bërë të pamundur që ata që kanë lokalin këtu të përfitojnë nga ulje taksash dhe të rrisin rrogat dhe të rrisin punësimin e tyre?.Pas kontrollit kryeministri Rama u largua drejt kryeministrisë ku e prisje mbledhja e radhës e qeverise.