Champions, sot ndeshja Skënderbeu - Dinamo e Zagrebit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu do te përballet sonte ne te ashtuquajturën takim me historinë, një ëndërr qe kërkon ta bej realitet me futjen ne fazën e grupeve te Uefa Champions League. Ne ?Elbasan arena? kampionet ne fuqi te Shqipërisë luajnë 90 minutat e para përballe kroateve te Dinamos se Zagrebit per te tentuar mrekullinë, vazhdimin e aventurës ne turneun me prestigjioz te planetit. Korçaret pritet te luajnë ne ketë sfide me Shehin ne porte, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eksuardinja ne mbrojtje, Lilaj, Shkembi dhe Nimaga ne mesfushe, e ne sulm Berisha, Latifi, Salihi. Ne konferencën e fundit per shtyp përpara takimit si trajneri Josa, ashtu dhe kapiteni shkëmbi deklaruan se skuadra është me këmbe ne toke dhe se vetekanqesia ja ka lëne vendin rritjes se synimeve nga njëra ndeshje ne tjetrën. Ndërkohe tekniku Zoran Mamic pavarësisht se vlerësoi kundërshtarin dhe kualifikimi vendoset ne 180 minuta, theksoi se skuadra e tij ka ardhur vetëm per fitore?Vijmë ne këtë ndeshje me një objektiv mjaft te qarte. Ne do te luajmë per te fituar, pasi këtë kërkojmë gjithmonë. Natyrisht qe kemi respekt per kundërshtarin, pasi ka lojtare mjaft te mire qe mund te bejne diferencën?.Takimi do te luhet ne orën 20-45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne paketën Tring, kanali Tring Sport 1 HD.

Recommended