Aksion antidrogë në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 2200 rrënjë kanabis janë zbuar dhe asgjësuar orët e fundit nga policia e Vlorës. Bima narkotike ishte e mbjellë në 20 parcela në zona të thella të qarkut, në fshatrat Lapardha dhe Romës. Ndërkohë, në Kurbin, policia ka gjetur dhe asgjësuar 260 rrënjë, të mbjella në vendin e quajtur Fusha e Gurthit, e ndodhur mes fshatrave Shemri dhe Mafsheq. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se bimët ishin të mbjella në 5 parcela të vogla. Ndërsa në aksionin e zhvilluar në Kolonjë, në afërsi të fshatit Luaras, policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 50 rrënjë kanabis, të cilat ishin mbjellë në vendin e quajtur Përroi i Bushi. Vetëm ditët e fundit numri i rrënjëve të zbuluara dhe asgjësuara arrin në mijëra. Shkodra dhe Vlora kane rezultuar si zonat alarmante te kultivimit të kanabisit, pas parcelave te zbuluara ne zonat e thella te këtyre dy qarqeve. Ne keto zona, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.