Jaka: Rritja e taksave nxiti informalitetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e parave të buxhetit komentohet nga biznesi shumë thjesht: Evazion i pastër.Kryetari i Dhomës së Tregtisë thotë se një nga shkaqet pse taksat nuk janë mbledhur është pikërisht rritja e tyre, qe ka nxitur evazionin. Një kërcënim për ekonominë dhe biznesin këto kohë është presioni i vazhdueshëm i tregtarëve të vegjël që nuk pranojnë të blejnë mall me faturë tatimore. Nikolin Jaka sqaron se grosistët janë të detyruar të organizohen e të marrin mall kontrabandë në mënyrë që ta shesin pa faturë TVSH-je. Aksioni për të luftuar evazion shihet si një domosdoshmëri për të gjitha shoqatat e bizneseve. Por ata kërkojnë që shteti të kthejë sytë dhe nga vetja dhe rritjen e penaliteteve mos ta bëjë vetëm për bizneset, por dhe për inspektorët e korruptuar. Edhe pse është një nisëm që është kërkuar me ngulm, lufta ndaj evazionit duhet të bëhet në bashkëpunim me shoqatat e bizneseve. Për ta sektorët janë shumë specifikë dhe duhet patur kujdes. Një rast që japin ata janë grumbulluesit e mallrave bujqësorë të cilët i blenë produktet te fermerët pa faturë dhe nuk kanë si ta shkarkojnë TVSH-në.

Recommended