Dita botërore kundër hepatitëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hepatitet shpesh çojnë ne komplikacione të rrezikshme për jetën, ndaj dhe në ditën botërore kundër tyre, qytetareve iu janë ofruar analizat falas. Në Tiranë dhe rrethe pacientët, por jo vetëm, kanë marrë shërbimet në qendrat shëndetësore. Numri i rasteve te hepatitit B, qe është edhe më i rrezikshmi, ka pësuar renie. Dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk ka shtim të prekjeve nga hepatiti C. Ministri Beqaj tha se disa medikamente qe luftojnë hepatitet merren falas.?Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparim shumë të ndjeshëm, praktikisht në moshat 0-18 vjeç, ne kemi prevalencë zero, ndërsa për grupet e riskut kemi një shkallë vaksinimi rreth 98%, por besojmë se është e domosdoshme që kjo të shtrihet në të gjithë popullatën. Gjithashtu, vitet e fundit kemi përfshirë në skemat tona të mjekimit edhe në listën e rimbursimit, përfshirë edhe barnat e shtuara në 2015, barna të reja, të cilat janë në gjendje të mjekojnë me efektivitet ato raste kur sëmundjet kapen në stade të hershme?. Mosha me e riskuar është nga 30 deri ne 60 vjeç.