Riformato mohon akuzat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Piloti italian Xhorxho Riformato, vazhdon ti qendroje deklarimeve te dhena qe pas arrestimit, se ai kishte ardhur ne Shqiperi per turizem dhe se ne Divjake kishte bere ulje te detyruar. Kete e ka deklaruar edhe ne seancen e kësaj te enjte ne gjykaten e krimeve te renda ku ndryshe nga gjashte te tjeret nuk ka kërkuar gjykim te shkurtuar por proçes te rregullt duke shpresuar ne pafajësi. Riformato i ka bere keto deklarime ne italisht, i ndihmuar nga perkthyesja e liçensuar qe i ishte vene ne dispozicion nga gjykata. Nderkohe avokati Tonin Prendi ka kërkuar kryerjen edhe njehere te akt-eskpertimit te avionit. Ai tha se eshte perjashtuar nga ekspertiza pjesa e perparme e mjetit, dhe kjo do te vertetoje se pesha e saj se bashku me drogen e pretenduar qe do te eksportohej do ta bente te pamundur fluturimin, por kerkesa u rrezua nga gjykata. Tre prokuroret e çeshtjes lexuan kerkesen per gjykim per te akuzuarin ndersa kërkuan qe ne seancen e radhes te deshmojne ne cilesine e deshmitareve bashke me tepandehurit e tjere. Ngjarja per te cilën akuzohen te pandehurit ndodhi ne 9 maj te vitit te kaluar kur avioni qe do transportonte drogën u ul ne plazhin e Divjakës për të marrë drogën, por ngeci në rërë. Policia arriti te sekuestroj dhe 340 kg kanabis sativa te paketuar dhe e destinuar te trafikohej me avion drejt Italisë. Riformato i ka qëndruar pohimeve te dhëna para prokuroreve pas arrestimit, se nuk ka lidhje me drogën e kapur ne Divjake, organizatorin e trafikut dhe se avioni i tij ?Piper?, beri ulje te detyrueshme per shkak te një defekti. Nga hetimet, ka rezultuar se organizator i këtij trafiku është shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lendes narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa, për te cilin riformato ka mohuar se ka pas njohje te mëparshme.