Presidenti i PE në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja mes Greqisë dhe Bashkimit Europian dominoi vizitën e pare te presidentit te Parlamentit Europian ne Tirane, Martin Schulz, i cili gjate nje konference te përbashkët për shtyp me kreun e kuvendit Ilir Meta, nuk fshehu se zhvillimet e fundit ne Bruksel e tunduan te anulonte vizitën ne Shqipëri. Martin Schulz: Jam nisur me fluturimin e orës 9:05 nga Mynihu për të ardhur këtu në Tiranë, ndërkohë që në orën 8:40 Këshillit Europian doli me konkluzionet e veta sa i përket gjendjes në Greqi. Ndërsa do merrja rrugën time për t?u futur në avion, nuk e kisha ende të qartë nëse do të vazhdoja të vija në Tiranë apo do duhej të kthehesha në Bruksel.Besoj se kam mirëkuptimin tuaj po ta fillojë këtë deklaratë për shtyp duke thënë që jam shumë i kënaqur me deklaratën e përbashkët të arritur ndërmjet kreve të shteteve dhe të qeverive lidhur me krizën në Greqi, pasi mendoj që kjo deklaratë e përbashkët është pozitive jo vetëm për Bashkimin Europian por është e rëndësishme dhe pozitive dhe për Shqipërinë në mënyrë që ajo të mos tërhiqet nga tensioni dhe presioni i krijuar në vend.Ilir Meta: Do të doja të përshëndesja marrëveshjen e liderëve të vendeve të Eurozonës me Greqinë, gjë që përbën një mesazh pozitiv jo vetëm për Greqinë dhe Europën por edhe për vendet e rajonit tonë.Presidenti i Parlamentit Europian ka sjelle ne Tirane mbështetjen per integrimin e Shqipërisë, por ka qene i prere se hapja e negociatave, nuk do te ndodhe këtë vit.Martin Schulz: Përsa i përket gjysmës së dytë të vitit 2015, gjysma e dytë e vitit 2015 është shpejt.Por Schulz ka vlerësuar rolin e Shqipërisë ne rajon dhe reformat e ndërmarraMartin Schulz: Një ndër elementët kryesorë për të siguruar qëndrueshmërinë në vend është vijimi i reformës, veçanërisht kur flitet për reformën në gjyqësor. Reforma në gjyqësor jo vetëm që duhet të jetë e qëndrueshme dhe duhet të vijojë më tej, por ajo përbën edhe një element shumë të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.Më duhet të nënvizoj që në shumë raste, debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve ndërmjet partive politike këtu në Shqipëri transferohet në Bruksel dhe në Strasburg. Ndërkohë që problemet dhe debatet e brendshme duhet të mbeten këtu në Tiranë, ku duhet të gjejnë një zgjidhje, dhe jo të transferohen.Ilir Meta: Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur dhe natyrisht që për ne më e rëndësishme është të avancojmë në mënyrë sa më të shpejtë dhe më konkrete për reformën e drejtësisë.Presidenti i Parlamentit Europian ka takuar edhe kreun e shtetit Nishani, me te cilin ka diskutuar perspektiven e integrimit evropian.

Category

📺
TV

Recommended